Monday, March 24, 2008

Ne ishull

Ben Blushi shkroi nje liber. Po edhe kjo nuk eshte krejtesisht e vertete. Shume nga ata qe nuk e kane lexuar jane te mendimit se nje dore tjeter e ka shkruar. Pra Ben Blushi mund te kete shkruar nje liber ne te cilin perfundimisht denigrohet Islami. (Pa dyshim!)

Ne fakt, aq te pakta jane botimet e reja ne Shqiperi, sa lajmi eshte vertet sensacional...

Shkrimtaret, kane shume shqiptare qe nuk lexojne.
Keto 18 vjetet e fundit kujtesa liberdashese kufizohet ne shqiptimin e sakte te emer mbiemrit nga nje plejade e pasur, prej te cileve permendim vetem disa: Dritero Agolli, Ismail Kadare dhe D.Agolli. Nuk mund te mos permend Kadarene apo Agollin dhe shkrimtarin e perjetshem Besnik Mustafaj.

Libri i ri pati publicitetin e duhur, sipas kerkesave dhe interesit te moslexuesve. Me kot shpresoja se nje reklame e produktit do te shtonte konsumatoret. Sado negative, kurreshtja vret macen, thone. Libri ka vrare vec ndjenja te paqena mes nesh, qe ngjallen kur i permendim.

Megjithate numri i opinionberesve qe nuk e kane lexuar librin shkon ne perpjestim te drejte me te inatosurit. A thua se te paret bindin te dytet se jazek saken mos ben vaki dhe lexojne ndonje faqe.

Anetaret e zellshem forumesh, bashkojne inatin me opinionistet, per tu bindur perfundimisht se e drejta e inatosjes eshte legjitime.

Mungesa e librave, autoreve dhe shkrimtareve madje dhe lexuesve ka sjelle ne drite dilemen e forte ekzistenciale se a ka te drejte Blushi te quhet shkrimtar?

Ketu hyjme ne te thella… Sipas ish ministrit Mustafaj psh ne e kemi humbur te drejten per ta quajtur Kadarene shkrimtar. Ai eshte nje ish, ka qene, por pa u sqaruar mire rrethanat, e ka humbur tashme kete te drejte. Ndersa Blushit iu hoq e drejta te vetequhet politikan nga lideri i partise se tij, shoku i armeve, Edi Rama. Ne prezantim, shkurt Beni kishte thene se Edi i kishte sugjeruar ta linte politiken e te shkruante. “Te ka trashur shume politika o Ben, stervit doren per fjalime se po vijne zgjedhje”. Dhe Beni hoqi dore nga politika duke u bere shkrimtar per arsye politike.

Pra kemi nje Kadare ish shkrimtar, aktualisht te papune. Nje Mustafa perjetesisht shkrimtar me te drejte pensioni, ish mik Saliu pa portofol. Nje Rame politikan vetemohues, te deklaruar menaxher, qe heq nga puna Blushin politikan duke e bere shkrimtar. Shtojme analistet qe nuk e kane lexuar librin. Te tjere opinionberes kritikues ndaj historianeve dhe historiane kritikues ndaj histerive.

Te inatosurit i ndajme ne dy kategori: ata qe jane pro ndryshimit te kushtetutes dhe ata qe kerkojne referendum. Asnje prej tyre nuk e ka lexuar librin.

Ne prapavije ndodhen shqiptaret myslymane te pafe ish katolike dhe ish ortodokse. Ka dhe te tjere qe kane ngelur katolike apo ortodokse. (keta me siguri e kane lexuar librin per inat te myslymaneve)
ortodokset e pagezuar nga tre here secili nuk jane prononcuar per shtypin.
Ndersa banoret e Himares me origjine nga Kruja presin me padurim perkthimin e librit ne greqisht.


p.s Une e lexova dhe me pelqeu. Nese do e beni dhe ju, mos e lexoni si myslyman as si ortodoks, as si katolik. Lexojeni si liber letrar. Ka pak Kadare, pak Markes dhe shume Shqiperi aty brenda.

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.